Firmoset urdhri i dëbimit për agjentin iranian: I padëshiruar në Shqipëri për 15 vite

Shqipëria

Firmoset urdhri i dëbimit për agjentin iranian: I padëshiruar në Shqipëri për 15 vite

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 13:39
Ehsan Bidi

Ministra e Brendshme firmos urdhrin e dëbimit për iranianin Ehsan Bidi. Në urdhrin që Ora News e disponon, iraniani cilësohet si person i padëshiruar me një afat prej 15 vitesh.

Ehsat Bidi fillimisht ishte planifikuar të dëbohej në gusht 2020, por Ministria u tërhoq nga vendimi.

Bidi dyshohet të jetë dezertor i muxhahedinëve, i dyshuar si agjent i Inteligjencës iraniane, ndërsa ka ardhur në Shqipëri si pjesë e grupit të muxhahedinëve të mbërritur në kampin e Manzës përgjatë vitit 2013.

Ehsan Bidi u ndalua nga patrullat shqiptare pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat