‘Ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha s’pret’/ Mesazhi i Bashës që në mëngjes, nxjerr videon e pronarit të lokalit

Shqipëria

‘Ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha s’pret’/ Mesazhi i Bashës që në mëngjes, nxjerr videon e pronarit të lokalit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:16
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza ekonomike.

Teksa ka publikuar videon e një pronari biznesi të vogël, Basha shprehet se ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së, e cila vështirëson ushtrimin e aktivitetit.

‘Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.’-shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat