Paketat anti-COVID, Shqipëria e fundit në Europë/ Zhupa: Paratë janë për koncesione dhe PPP

Shqipëria

Paketat anti-COVID, Shqipëria e fundit në Europë/ Zhupa: Paratë janë për koncesione dhe PPP

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 21:29
Rama/Zhupa

Teksa raportet e tregojnë Shqipërinë si vendin e fundit sa i përket ndihmës ekonomike për kalimin e krizës së pandemisë, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, përmes një reagimi në Facebook shprehet se, kur paratë janë të destinuara për PPP apo inceneratorë, nuk mund të ketë para për të ndihmuar qytetarët.

Sipas saj, Rama dhe grupi i strukturuar kriminal, siç e quan ajo, vjedhin çdo ditë shqioptarët për tu pasuruar vetë.

“Kur paratë janë të destinuara për koncensione dhe PPP të tilla si inceneratorët, normalisht që s’ka para për ndihmë ekonomike për qytetarët dhe bizneset!

Shqipëria e fundit për ndihmën direkte të dhënë nga shteti për kalimin e krizës financiare të krijuar nga karantina dhe pandemia.

Edi Rama dhe grupi i strukturuar kriminal vjedhin shqiptarët çdo ditë për tu pasuruar vetë dhe një grusht njerëzish rreth tyre”, shkruan Zhupa në postimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat