Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar zhvillimet politike në vend.
E pyetur nga gazetarja për lajmet që qarkullojnë për përjashtimin e saj nga Nisma Thurje, deputetja sqaroi se nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e organizatës, por i ka mbështetur.
“Nisma Thurje e kemi biseduar. Nisma Thurje është një organizate civile. Unë skam qenë ndonjëherë pjesë e organizatës kanë qenë ata që kanë dashur të angazhohen dhe i kam mbështetur. Nuk arritëm çdo gjë çfarë donim, por një minifitore. Mund të them që ‘Nisma Thurje’ është një organizatë civile. Që u largua Rudina është e pakuptimtë, nuk e kuptoj sepse media merret me këtë. Nuk ka kuptim që një deputete të dëbohet nga një organizatë civile”, u shpreh Hajdari në studion e Abc News.