Të shumta ishin reagimet pas lajmit se ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të rikthehej në politikë duke kandiduar me një parti të re të krijuar nga ajo vetë.
Nuk munguan as komentet e demokratëve, të cilët e quajtën Topallin tradhëtare për krijimin e partisë së re, ndërkohë që në mbrojtje të saj ka dalë themeluesi i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik spahiu.
Ai thotë se nuk ka aspak simpati për topallin, por kur ajo sulmohej me kallashnikovë nga Meta, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë dhe nuk ishte anëtar i PD, ndërkohë që sot Basha është aleat i Metës dhe baltos Topallin si tradhëtare.
Postimi i Kreshnik Spahiut:
Unë për Jozefina Topallin s’kam aspak simpati. ZERO… por kur ajo sulmohej nga kallashnikovë.t e Ilir Metës, Basha shpenzonte lekët e Soros në Hollandë dhe nuk ishte as antarë i PD. Atëherë Jozefina konsiderohej heroinë!
Sot Basha është aleat i Metës dhe baltos Jozefinën si tradhëtare. Më palaço dhe pa karakter se “demokratët” nuk gjen në planet!
Lëpijnë çdo ditë ata që kanë pështyrë deri dje.