Gjashtë viktima dhe 311 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit të Shqipërisë në betejën ndaj pandemisë së COVID-19.
Ndërkohë gjatë ditës së fundit janë shëruar 85 persona nga virusi vdekjeprurës.
Aktualisht në dy spitalet COVID në vend gjenden të shtruar 289 persona.