Kërkoi informacion për menaxhimin e pandemisë, Spiropali “godet” Metën me lojën e fjalës

Shqipëria

Kërkoi informacion për menaxhimin e pandemisë, Spiropali “godet” Metën me lojën e fjalës

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:17
Elisa Spiropali

Ministrja e Marrëdhënieve me Kuvendin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur Ilir Metës, pas dërgimit nga ana e tij të një letre zyrtare ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi,

Më të së cilës ka kërkuar të bëhen transparente dhe të informohet lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë së Covid-19.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Spiropali se Presidenti Ilir Meta e ndërron maskën herë pas here, dhe sipas saj maska i bie kundër dëshirës.

Sipas saj Meta ndryshon sa herë që e vërteta në lidhje me një çështje i del në dritë.

Presidenti i maskuar nuk mban maskë. Megjithatë, Presidenti maskën e do. Presidenti maskës i falet shtatë herë në ditë. Por, për fat të keq të tij, ose ndoshta për arsye antropometrike, Presidentit maskat i bien vetvetiu, kundër dëshirës së tij të pafundme dhe vullnetit të tij të palëkundur për të qënë gjithë kohën i maskuar.

Sa herë që Presidentit i bie ose i çirret një maskë, Presidenti vë një tjetër maskë. Kështu, nga maska te maska çdo herë që shet një nënshtetësi tallavaje, ose çdo herë që shkel Kushtetutën me të dy këmbët, ose çdo herë që thotë një broçkull me plot gojën, maskë mbi maskë, presidenti ynë as vetë nuk e di sa maska ka, sa maska përdor, sa maska ndërron.

Kjo është arsyeja që sa herë Presidentit i bie ose i çirret maska, aq herë Presidenti maskën e ndërron, dhe për t’u justifikuar për maskën e rënë ose maskën e çjerrë, nis e uluret, nuk kam faj, maskën nuk e hoqa, Maska Ra”, shkruan Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat