Gjoni: Nëse “Kodi” votohet nesër, pritja e vlerësimit të Venecias është “si kofini pas të vjelave”

Shqipëria

Gjoni: Nëse “Kodi” votohet nesër, pritja e vlerësimit të Venecias është “si kofini pas të vjelave”

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:50
Edlira Gjoni

Teksa ditën e  nesërme pritet që në Parlament të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nga studioja e Ora News, pedagogia Edlira Gjoni foli lidhur me shprehjen e zakonshme që përdorin politikanët tanë sa herë që janë për t’u marrë vendime të rëndësishme. Ata ia pasojnë çdo gjë sovranit, pra popullit. Sipas saj, kjo është një metodë e përdorur nga të gjitha qeveritë, sa herë që duan t’i shmangen një rekomandimi. Gjoni flet edhe për një arrogancë të shtuar të mazhorancës, por nga ana tjetër një fytyrë të shndërruar të  Partisë Demokratike.

Gjoni: Nga të gjithë krerë e shtetit sa herë që ata kanë dashur të bëjnë lëvizje. Rama nuk e ka thënë këtë fjali kur ndërkombëtarët ishin dakord me të. Kjo është fjali që është përmendur nga presidenti Meta në periudha të caktuara, është përmendur nga ish-presidenti Sali Berisha. Pra sa herë që krerët e shtetit gjenden në momente kur nuk iu pëlqejnë sugjeriet e ndërkombëtarëve, dalin me këtë kartën e sovranitetit dhe të qenurit i pavarur, a thua se ne u bëmë tani vend i pavarur.

Unë e shikoj këtë anë jo si një vetëbesim të Ramës, por si një arrogancë që do të shikojmë se si do të dalë me 25 prill.  Por unë nuk e besoj që Rama është aq i fortë sa në dy mandatet e para. Kjo arrogancë që  i ka goditur edhe elektoratin e vet, do të thotë më pak vota për të më 25 prill.  Arroganca, që dikur ka qenë karakteristikë e Partisë Demokratike, tashmë i ka kaluar mazhorancës.

Janë ata që nxehen shpejt, që nuk durojnë pyetje, që nuk duan t’i ngacmosh. Që nuk duan të jenë pjesë e debateve të hapura. Këto dikur kanë qenë karakteristika të Partisë Demokratike dhe është interesante se si kanë kaluar Partisë Socialiste. Ndërkohë PD-ja ka një fytyrë tjetër që nuk e njohim. Një qetësi, një shfaqje civilizimi.

Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, nuk është as më pak e as më shumë për gazetaren dhe pedagoge Edlira Gjoni, sesa dështimi i radhës. Ndikim këtu, shtoi ajo, kanë edhe ndërkombëtarët, që  i ka mbështetur  qeveritë edhe kur kanë gabuar.

Gjoni: Ajo do të jetë fiks siç thotë shprehja shqiptare “Si kofini pas të vjelit”. Nuk do të ketë më asnjë vlerë. Por ne do të mësohemi me këtë sikundër u mësuam me ndërkombëtarët, mbas asaj farse që u bë më votimet e njëanshme, ku mori pjesë vetëm një kartë politike. Ndërkombëtarët na duartrokitën dhe na thanë mos bëni zë.

Ne e kapërcyem, mirëpo pas kësaj, Rama filloi të bënte të gjitha llojet e lëvizjeve si të donte ai, akoma duke pasur edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Tani unë nuk pres që do të vijë vendimi i Komisionit të Venecias dhe ne do ta interpretojmë apo do të bëjmë reverse të ndonjë vendimi që do të merret në parlamentin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat