Kreu i Ballit Kombëtar sqaron bashkëpunimin me PS

Shqipëria

Kreu i Ballit Kombëtar sqaron bashkëpunimin me PS

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:22
Adriatik Alimadhi

Kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi i ftuar në emisionin Arena, tha se ai do të bashkëpunonte me PS vetëm nëse ajo merr një nismë të pajtimit kombëtar.

Alimadhi: Duhet ta ndaj një herë e mirë, nuk ka qenë një përgjigje imja për të bashkëpunuar me të majtën, pasi me të majtën nuk më ka lidhur asgjë, përgjigja ka qenë në kontekstin e një thënie që ka dhënë dikush tjetër, që kur i është bërë kjo pyetje ka thënë “për të mirën e Shqipërisë.

Por edhe sikur të ndodhte kjo do të ishte për të mirën e Shqipërisë, edhe ashtu siç është tema e emisionit “një Mukje e dytë” kushdo nga e matja do të krijonte një pajtim kombëtar, do të isha i gatshëm të bashkëpunoja sigurisht, pra do të bashkëpunoja për të mirën e Shqipërisë, për ata që i dolën kundër komunizmit që në fillim, do të ishte mirë që komunistët të kërkonin falje, do të duhet të bëhet një proces i një pajtimi kombëtar, të merresh përsipër kthimi i eshtrave të gjithë nacionistëve që ikën nga komunizmi. Me këto kushte do të bashkëpunoja, për të mirën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat