Regjistrimet e fundit/ Të shtunën mbyllet në 36 universitetet publike dhe private

Shqipëria

Regjistrimet e fundit/ Të shtunën mbyllet në 36 universitetet publike dhe private

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:59

Treni i fundit është nisur, kështu që duhet nxituar të kapet vagoni i fundit.  Procesi i regjistrimeve në 36 universitetet publike dhe private, mbyllet më 31 tetor, pra ditën e shtunë.

Nga aplikantët e raundit të tretë dhe të fundit, janë rreth 1100, që nuk janë regjistruar dhe e kanë ende mundësinë (last chance).

Ata mund të paraqiten pranë fakultetit, ku kanë aplikuar në njërin nga raundet, dhe gjithmonë nëse ka kuota të lira, regjistrohen.

Aktualisht janë regjistruar rreth 21 mijë maturantë në universitetet tona publike e private. Parashikohet që bashjë me regjistrimet e këtyre dy ditëve të fundit, numri të shkojë në 22 mijë maturantë, që do nisin vitin e ri akademik, më 2 nëntor.

Këtë vit ka shumë aplikantë më mesatare të lartë nga 8.5 deri në 10.

Kjo shpjegohet me pandeminë që frenoi aplikimet jashtë vendit dhe shpresojmë që është edhe cilësia e universiteteve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat