Shqiptarja flet nga Turqia: Po e kalojmë natën jashtë, kemi frikë nga pasgoditjet

Shqipëria

Shqiptarja flet nga Turqia: Po e kalojmë natën jashtë, kemi frikë nga pasgoditjet

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 23:54
Turqi

Pas tërmetit shkatërrimtar, qytetarët në Izmir mbrëmjen e sotme po e kalojnë jashtë nga frika e pasgoditjeve. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për shqiptarë të lënduar nga shembjet e godinave.

Enisilda Aga nga Shqipëria, që jeton dhe punon prej 7 vitesh në Izmir rrëfen për "Abcnews.al" ankthin dhe frikën e përjetuar. Ajo u shpreh se sonte natën po e kalojnë jashtë.

“Kemi frikë që të futemi brenda në shtëpi, pasi mund të ketë pasgoditje të tjera të forta. Natën po e kalojmë jashtë. Kur ra tërmeti isha në punë. Dolëm me shpejtësi. Nuk kam informacion që të ketë shqiptarë të lënduar. Kam komunikuar me miqtë dhe më kanë thënë që janë mirë”, tha ajo.

Por si është gjendja aktualisht në Izmir? Enisilda Aga thotë se në një zonë të Izmirit, në Seferihisar si pasojë e tërmetit të fuqishëm niveli i detit ka pësuar një ngritje duke sjellë përmbytjen e pjesës buzë bregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat