Fluks urgjencash në QSUT, hapet spitali Covid3

Shqipëria

Fluks urgjencash në QSUT, hapet spitali Covid3

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 10:02
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme janë shtruar pacientët e parë me Covid-19 në spitalin Covid3.

Shkak për këtë është bërë fluksi i madh me të infektuar ditët e fundit në repartin e Infektivit dhe “Shefqet Ndroqit”. Mësohet se mbrëmë rreth orës 20:00 janë shtruar 6 pacientët e parë.

Covid3 ka një kapacitet me 150 shtretër, ndërkohë që hapja e tij u lajmërua edhe pak ditë më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Për pacientët me koronavirus do të shërbejë ish-Kirurgjia e QSUT, ku do të shtrohen pacientët që janë drejt rikuperimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat