Gjobat e majme deri burgim, kush nuk respekton karantinën nga nesër

Shqipëria

Gjobat e majme deri burgim, kush nuk respekton karantinën nga nesër

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 17:47
Manastirliu

Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja të kufizimeve, së bashku me ndëshkimet kush i shkel ato. Qytetarët që nuk u binden rregullave të karantinës së pjesshme, do të përballen me masa ndëshkuese, që variojnë nga gjoba në vlerë 10 mijë lekë të reja, e deri në burgimimin e tyre.

Në konferencën me gazetarët, Manastirliu bëri me dije se për të gjithë ata qytetarë që lëvizin nga shtëpitë e tyre pas orës 22:00 pa një autorizim përkatës, do të futet sërish në fuqi akti normativ që u firmos më 15 mars.

Por cilat janë ndëshkimet?

Çdo qytetar që shkel orarin policor pa një arsye të domosdoshme dhe pa një autorizim nga e-albania, gjobitet me 10 miëj lekë të reja.

Kush lëviz me makinë, pa një autorizim të posaçëm nga e-albania, i hiqet leja e drejtimit

Të gjithë ata biznese që nuk i binden urdhërit dhe qëndrojnë hapur pas orës 22:00, gjobiten nga 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë të reja. Kush e përsërit shkeljen, i hiqet mundësia për të ushtruar aktivitetin për gjashtë muaj.

Çdo i infektuar me Covid-19 që nuk zbaton karantinimin nga pakujdesia merr gjobë deri në vite burg. Ai që e bën me dashje rrezikon 2-5 vite burg. Kur ka pasoja të rënda në njerëz, personi në fjalë rrezikon 3 deri në 8 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat