Arrestohet vrasësi i dyshuar i Ahmet Toskës, u vra në sytë e së shoqes para tre javëve

Shqipëria

Arrestohet vrasësi i dyshuar i Ahmet Toskës, u vra në sytë e së shoqes para tre javëve

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar mëngjesin e sotëm autorin e vrasjes së 50-vjeçarit, Ahmet Toska mëngjesin e 26 tetorit në Fier .

Policia thotë se ka arrestuar si autor shtetasin me iniciale F.H. 52-vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për “BalkanWeb” se autori i dyshuar është arrestuar gjatë një operacioni të mirëorganizuar si dhe pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria. Kjo e fundit ka analizuar prova dhe fakte që të çonin në adresën e 52-vjeçarit.

Ahmet Toska 50-vjeç, u ekzekutua rreth orës 06:00, të 26 tetorit, në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, me armë zjarri. Ngjarja ndodhi pranë banesës së tij, ndërsa dëshmitare është bërë gruaja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën. Ndërkohë që autori fill pas krimit është larguar, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen. Viktima ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë.

Njoftimi i policisë
Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së datës 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh” Fier, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. T. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

F. H., 52 vjeç, banues në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat