Dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatit/ Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë, pranga edhe një 36-vjeçari

Shqipëria

Dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatit/ Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë, pranga edhe një 36-vjeçari

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në pranga në Vlorë për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për shtetasin B. A., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe ndaj kunatit të tij.

Po kështu është arrestuar edhe R. B., 36 vjeç, banues në Shushicë, Vlorë, pasi në rrugën nacionale Risili-Llakatund, është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat