Flet mjeku që ndodhet në vijën e parë të pandemisë: Kam prova! Vdekjet nga COVID-19 janë më shumë se sa raportohen!

Shqipëria

Flet mjeku që ndodhet në vijën e parë të pandemisë: Kam prova! Vdekjet nga COVID-19 janë më shumë se sa raportohen!

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 06:22
Ilir Allkja

Mjeku i njohur, Ilir Allkja që ndodhet në vijen e parë të pandemisë, pasi transporton me ambulancë të infektuarit me Covid nga shtëpitë e tyre tek spitali infektiv shprehet se vdekjet nga infeksioni i COVID-19 janë më shumë se sa komunikon qeveria çdo ditë! Ai thote se ka prova.

“Z. Kryeministër, zotërinj komitetas! Ju garantoj se vdekjet nga infeksioni i COVID-19 janë më shumë se sa komunikoni ju çdo ditë!

Kam prova, jo vetëm unë por edhe plot kolegë të mi!”, shkruan mjeku Allkja.

Kurse thekson: "Personalisht nga muaji shkurt e deri në nëntor kam konfirmuar vdekje të dyshimta për COVID-19.

Personat e ndjerë kishin vuajtur disa ditë me temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje.

Këto i raportojnë edhe kolegë të mij. Janë raste që nuk përfshihen në komunikatat e raportuara çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat