“Jemi për të ikur, Ardian Guma nuk vë as tre drita në rrugë” ankohen banorët e Sarandës

Shqipëria

“Jemi për të ikur, Ardian Guma nuk vë as tre drita në rrugë” ankohen banorët e Sarandës

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:14
Sarandë

Bashkia e Sarandës ka lënë jashtë vëmëndjes  fshatin Metoq, disa banorë këtu janë izoluar për shkak të infrastrukturës rrugore. Problemet e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje për vite me rralle.

Kjo është rruga që të çon në një nga lagjet e fshatit Metoq, në Sarandë.

1 km rrugë e amortizuar vështirëson jetën e banorëve.

Është më pak se 1 kilometër rrugë , por plotësisht e amortizuar  që vështirëson jetën e banorëve.

“Makina shkatërrohet dhe fëmijët e kanë shumë të vështirë kur shkojnë në shkollë. E kanë lënë  në këtë gjendje për 600 metra rrugë”, shprehen banorët.

Rruga e ndodhur në këtë gjendje prej 20 vitesh, nuk ka as ndricim. Errësira dhe gropat vështirësojnë kalimin natën.

“Këtu nuk ka ndriçim , nuk kanë vënë asnjë dritë dhe kemi frikë të kalojmë natën”, shprehen banorët.

Kërkesat e vazhdueshme në Bashkisë e Sarandës, për regabilitimin e rrugës dhe vendosjen e ndricimit nuk kanë marrë përgjigje.

“Jemi bërë për të ikur nga këtu të gjithë si lagje”, shprehen banorët.

Përmirësimi i gjëndjes është premtim që e kanë marr shpesh në fushata elektorale  por siç thonë, pasi ju amrrin votën i harrojnë.

“Për fushata premtojnë të gjithë, por asgjë s bën asnjëri , vijnë për votat dhe më pas zhduken”, shprehen banorët.

Lagjet periferike dhe fshatrat përrreth në Sarandë, vuajnë mungesën e vëmëndjes së institucionit të drejtuar nga Adrian Gurma. Rrugët dhe uji janë ende shqetësimet kryesore për banorët  rreth qendrës së qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat