“128 banesa individuale dhe 100 apartamente”/ Rama në Fushë-Krujë: Kapakët e kabinave bëjini me ngjyra, jo gri

Shqipëria

“128 banesa individuale dhe 100 apartamente”/ Rama në Fushë-Krujë: Kapakët e kabinave bëjini me ngjyra, jo gri

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:29
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet për rindërtimin e banesave nga Fushë Krujë. Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar edhe nga ministri për Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili bëri të ditur se kjo do të jetë një nga zonat më të bukura të rindërtimit.

Ndërkohë u bë e ditur se brenda një periudhë të shkurtër do të fillojë edhe rindërtimi i pallateve.

Ahmetaj: Ka një kombinim me 128 banesa individuale. Puna ka ecur me ritme shumë të shpejta dhe kemi 100 banesa kolektive,

Rama: Pallatet kur fillojnë?

Ahmetaj:  Besoj për dy javë

Rama: Sa zgjat procedura?

Ahmetaj: 10 ditë maksimumi. Janë 100 apartamente të ndara 64 janë 1+1 dhe pjesa tjetër janë 2+1.

Kreu i qeverisë këshilloi inxhinierët, që të kujdesen për ngjyrat e banesave.

“Kapakët shikoni mos i bëni me disa ngjyra. Jo shumë, por të ketë një lloj kombinimi se e i jep një lloj atmosferë sipas ngjyrave që kanë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat