Skënderbeu i çuditshëm i Prizrenit/ Skulptori Artan Peqini: Gabim strukturor

Shqipëria

Skënderbeu i çuditshëm i Prizrenit/ Skulptori Artan Peqini: Gabim strukturor

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:03
Skënderbeu

Skulptori Sinan Aliaj ka bërë scoop nëpërmjet statujës së fundit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut të vendosur në një qytet historik dhe me vlera kulturore si ai i Prizrenit. Shumë e kanë komentuar si marrëzi artistike, të tjerë kanë thënë që fizionomia e tij i ngjan atij të një hungarezi, serbi , por kurrsesi shqiptari.

E të tjerë kanë thënë që serbët janë duke u tallur me ne. Por ajo që ka rëndësi në gjithë këtë vëmendje mediatike është fakti që njerëzit janë të ndjeshëm ndaj veprave të artit dhe akoma më të ndjeshëm ndaj figirës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për këtë ngjarje të fundit do të flasim me dekanin e Fakultetit të Arteve të Bukura, Artan Peqinin,

“Unë e pashë dhe për arsye etike nuk dua të qëndroj gjatë tek autori dhe tek skulptuara. është ajo që thatë ju më parë, unë do ta quaja atë një gabim strukturor. Nuk është thjesht pamundësia e autorit për të interpretuar një figurë të tillë, por janë dhe instanca të tjera që marrin vendime. Mënyra se si përzgjidhen njerëzit që do të interpretojnë këto projete të mëdha artistike është thellësisht e paqartë, thellësisht jo transparente dhe dukshëm produkti është ky që kemi përpara”, thotë ai.

A është ky një shtrembërim i figurës historike. apo siç e kanë cituar edhe një “monstër që e mballosur serbi”? Përkundrejt pesonazheve që kanë shprehur qëndrimin kundër formës ka edhe nga ata që e kanë mbështetur pozitivisht.

“Ne fatmirësisht kemi produktin letrar dhe historik, kështu që kjo ka qenë e mjaftueshme të krijohet një ide se si mund të jetë protreti i heroit. Natyrisht idea mund të jetë thellësisht romantike. Sidomos kur në kohën që jetojmë personazhe të tillë mbartin në vetvete mesahze të mëdha e simbole të mëdha. Prishtina, Kosova ka kapacitete të jashtëzakonshme për të përballuar jo vetëm këtë projekt, por edhe të tjera të një rëndësie të madhe me cilësi të lartë. Autoritetet janë të dobëta, dhe në këtë zinxhir edhe produkti është ky që është”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat