“Kemi kaq para”/ Flasin fqinjët e çiftit shqiptar të vrarë në Itali:Më doli në ëndërr e më tha...

Shqipëria

“Kemi kaq para”/ Flasin fqinjët e çiftit shqiptar të vrarë në Itali:Më doli në ëndërr e më tha...

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:35
Fqinjët e çiftit shqiptar

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua në lidhje me vrasje makabër të çiftit shqiptar në Itali. I akuzuar për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pashos, është edhe djali i tyre Taulanti, i cili aktualisht është në burg në Zvicër i akuzuar për lëndë narkotike.

Gazetari i emisionit “Shqipëria Live” ka shkuar dhe ka marrë në intervistë fqinjët e çiftit në Vlorë. Ato shprehen se familja ka qenë shumë e mirë, por djali ka qenë problematik.

“Shpëtimi dhe Teuta ishin njerëz shumë të mirë. Kur morëm vesh lajmin na erdhi shumë keq. Na janë dhimbsur jashtë mase”, tha njëra prej fqinjëve.

Ndërkohë një tjetër shtoi se çifti ka patur një djalë, i cili kur erdhi në pallat i nxori të gjithë jashtë përdorimit.

“Kishte një djalë, ai djali që kur erdhi këtu na e nxori edhe ne pallatin jashtë përdorimit. Me ne nuk ishte problematik, por me familjen nuk e dimë.

Nuk kemi patur probleme me familjen, me gruan kam kaluar si nënën me vajzën. Vinte më bënte punët. Djalin e kanë patur në burg. Shpëtimi pinte një gotë raki, por ishte i mirë.

Kur iku, më foli mua. Më tha hajde më tako se rrezik nuk do të vij. Nuk të gjen gjë o Teuta, i thashë unë. Mori katër valixhe dhe iku. Por ata thoshin shpesh “kemi kaq para, kemi aq para’”, tha ajo.

Më pas shtoi se ditën kur Teuta është zhdukur i ka dalë në ëndërr ku i thoshte: “Më kanë vrarë, telefono 104”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat