Dhuna ndaj aktivistëve të Teatrit, Seranaj rrëfen dhunën brenda në komisariat

Shqipëria

Dhuna ndaj aktivistëve të Teatrit, Seranaj rrëfen dhunën brenda në komisariat

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:01
Astrit Seranaj

Mbrëmjen e djeshme aktivistët për çështjen e Teatrit  Kombëtar Astrit Seranaj, Ergys Mërtiri, Gentian Hasani dhe Donald Martini janë shoqëruar nga policia e Tiranës për t’i dërguar në komisariatin nr 1 me pretendimin se kundërshtuan forcat e policisë.

Një prej aktivistëve dhe qëndrestarëve Astrit Seranaj i ftuar në një intervistë për RTV Ora rrëfeu si nisi konflikti dhe dhunën në momentin e shoqërimit dhe brenda komisariatit nga efektivët e policisë.

Ai tha se shoqërimi ishte shumë i dhunshëm ndërkohë që nuk kishte rezistencë nga ana e tyre.

Astrit Seranaj: Ishte momenti që shkojmë përditë dhe mblidhemi te pedonalja ku bëjmë dhe një live gjithë mbështetësit tanë për të ngritur problematika të ndryshme. Ditët e tjera edhe kur ka pasur protesta siç dhe protesta e të rinjve mua më kanë lejuar të kaloj në pedonale. Vetëm dje më kanë ndaluar nuk e kuptova se pse. Debatova me policin. Më tha është puna jonë ajo dil përjashta. Në momentin që dola policët civil, si duket dhanë urdhër, unë ngre dhe pretendimin që më njohën dhe  u interesonte që të kishte një konflikt ndoshta. Sepse ndryshoi sjellja e policëve. Në momentin që dola nga territori më kanë kapur dhunshëm. Unë thoja që vij ku të doni ju, mos ushtroni dhunë.   

Seranaj tregon një episod brenda komisariatit ku efektiv të policisë goditën pasi i thanë ulej Donald Martinin me shkelm në fytyrë dhe më pas vetë Seranajn me pëllëmbë.

Astrit Seranaj: Mua më fyen disa herë por nuk është në video sepse videon që regjistroi gazetari dhe sociologu Ergys Mërtiri rreth 15 minuta e fshiu policia. Aktivistët e tjerë u lajmëruan sepse ishte afër me vendin e ngjarjes lokali ku ne mblidhemi. Erdhën dhe dy të tjerë mua më shoqëruar dhe më futën në makinë me dhunë pastaj pashë që shoqëruan dhe miqtë e mi. Në prani të 10 policëve disa me uniformë dhe disa pa uniformë na ngjeshën në një cep të fund të korridorit. Donald Martinit i thanë ulu dhe pa u ulur e godasin me shkelm në fytyrë dhe ka hematoma. Në momentin që mbaruan punë me atë që unë u shtanga nga veprimi më goditën dhe mua me pëllëmbë. Sot kemi bërë ekspertizën mjekoligjore sepse kam hematoma dhe kam pasur dhe dhimbje të kyçit dhe të qafës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat