Parashikimi i motit për sot/ Reshje shiu dhe borë në zonat...

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot/ Reshje shiu dhe borë në zonat...

Më: 3 janar 2021 Në ora: 07:43
Ilustrim

Masat ajrore të paqëndrueshme që do të përfshijnë Europën jugore do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë.

Për pasojë: vranësira të dendura dhe reshje shiu mesatare mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Në skajet veri-verilindje dhe juglindje do kemi reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C  deri në 12°C.

Era do fryjë mesatare  me shpejtësi  40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat