Lëpusha, pika turistike që po izolohet nga dëbora dhe mungesa e energjisë elektrike

Shqipëria

Lëpusha, pika turistike që po izolohet nga dëbora dhe mungesa e energjisë elektrike

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:04
Foto

Banoret e pikës turistike të Lepushës në Kelmend ankohen për mungesën e energjisë elektrike prej disa ditësh dhe izolimit për shkak të dëborës.

Ata thonë se faturat e energjisë elektrike janë të detyruar t’i paguajnë teksa rrjeti i energjisë është i vjetëruar aq sa pjesën më të madhe të stinës se vjeshtës dhe dimrit e kalojnë në errësirë.

Sikur të mos mjaftonte energjia elektrike, prej disa ditësh fshati është i izoluar për shkak të dëborës.

Pavarësisht se bujtinat ndodhen pak kilometër larg rrugës nacionale, fadromat nuk marrin përsipër pastrimin e fshatit turistik, i cili sapo zhbllokohet tejmbushet me turistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat