Banka e Shqipërisë: Masat lehtësuese vijojnë sa të jetë e nevojshme! Garancia e tretë sovrane duhet studiuar! Kredia e keqe do rritet

Shqipëria

Banka e Shqipërisë: Masat lehtësuese vijojnë sa të jetë e nevojshme! Garancia e tretë sovrane duhet studiuar! Kredia e keqe do rritet

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:56
Klodion Shehu

Ristrukturimi i kredive dhe shtyrja e masave lehtësuese nga Banka e Shqipërisë për bankat e nivelit të dytë deri në fund të muajit mars do të mbaj në nivel të ulët kreditë me probleme. Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH Klodion Shehu thotë se është e domosdoshme që bankat të tregohen aktive për të zbatuar këto masa lehtësuese për të mos pasur probleme më pas.

“Bankat ta shfrytëzojnë këtë periudhë kur masat janë në fuqi për të ristrukturime efektive të kredive në mënyrë që kur këto masa të dalin nga fuqia dhe masat ti kthehen normalitetit të klasifikimit të kredive dhe privigjionimit ato të kenë sa më pak efekte në drejtim të kredive me probleme. Bankat duhet të jenë aktive për mënyrën se si i ristrukturojnë kreditë për ato klientë që kanë një problematikë të caktuar prej efekteve të pandemisë, sepse sa më aktive të jenë në këtë fazë aq edhe më e kontrolluar do të jetë edhe rritja e kredive me probleme në momentin që masat lehtësuese të hiqen”, shprehet drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar.

Shehu nuk hedh poshtë mundësinë për një shtyrje tjetër të këtyre masave lehtësuese nëse efektet e pandemisë do e diktojnë.

“Sidoqoftë një vendim për këtë do të merret në kohën e duhur dhe do të merret në përputhje me zhvillimet e situatës dhe pritshmëritë që ne kemi për vitin 2021”, tha Shehu.

Për drejtorin e këtij departamenti është e pashmangshme rritja e kredive me probleme, edhe pse nuk mund të flitet me shifra, por që do të jetë e përballueshme.

“Çfarëdo lloj rritje të kredisë së keqe që do të kemi ajo do të jetë e përballueshme me nivelet e kapitalit dhe me nivelet e likuiditetit që bankat kanë aktualisht, duhet  thënë që sektori bankar është me tregues të mirë kapitalizmi dhe të likuiditetit”, u shpreh ai.

Pavarësisht rritjes së nivelit të kredisë së keqe, Shehu thotë se sektori bankar të dal me humbje.

“Ne nuk presim që për shkak të rritjes së kredive me probleme sektori bankar të dal me humbje pra presim që fitimi që do të gjenerojnë do të jetë më i ulët por do të jetë në gjendje që shpenzimet e rritura për shkak të provigjioneve ti përballoj me fitim”, sqaron Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat