Pësoi hemorragji cerebrale pak para nisjes së procesit të vaksinimit, mjeku nga Vlora niset me urgjencë drejt Tiranës

Shqipëria

Pësoi hemorragji cerebrale pak para nisjes së procesit të vaksinimit, mjeku nga Vlora niset me urgjencë drejt Tiranës

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Kryevaksinuesi Piro Begaj, i cili u raportua se pësoi gjendje të fikti pak para nisjes së procesit të vaksinimit në Vlorë, është nisur për ndihmë të specializuar në drejtim të Tiranës.

Media mëson se mjeku ka pësuar një ishemi (hemorragji cerebrale) nga luhatja e tensionit.

Burime bëjnë me dije se mjeku ka reaguar në Spitalin e Vlorës, dhe më pas është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Me gjithë incidentin procesi i vaksinimit ka vazhduar normalisht, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat