Basha: Do dënojmë simbolet e komunizmit, edukim i veçantë për këtë periudhë të errët të historisë

Shqipëria

Basha: Do dënojmë simbolet e komunizmit, edukim i veçantë për këtë periudhë të errët të historisë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:04
Lulzim Basha

Në prezantimin e programit për ish-të përndjekurit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se do të krijohet një fond për gjetjen e trupave të personave që janë pushkatuar nga regjimi komunist.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Basha u shpreh se do të dënojë të gjithë simbolet e komunizmit. Ndërsa deklaroi se në sistemin arsimor do të futet edukim i veçantë për këtë periudhë të errët të historisë.

“Prandaj, angazhohemi që në ditët e para në qeveri, të krijojmë instrumentin dhe fondin për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar që regjimi ogurzi komunist i la pa varre dhe ta financojmë atë deri në përfundimin me sukses të plotë procesin dhe përmbylljen e tij brenda një kohe sa më të shkurtër.

Ne do të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë. Rrëfimet dhe ditarët e burgjeve dhe të burgosurve politikë do të kenë një fond të veçantë por mbi të gjitha një vëmendje të veçantë për edukimin e të rinjve”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat