Nasip Naço dhe Rehovica i marrin 112 gra LSI në Berat: Vazhdon pastrimi nga “llumi”

Shqipëria

Nasip Naço dhe Rehovica i marrin 112 gra LSI në Berat: Vazhdon pastrimi nga “llumi”

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 12:04
Nasip Naço dhe Rehovica i marrin 112 gra LSI në Berat: Vazhdon pastrimi nga “llumi”

112 gra të Strukturave të LSI Berat largohen nga LSI dhe i bashkohen Partisë Socialiste. Në emër të grave ka folur Kryetarja e Gruas së Rajonit nr.2 të LSI Berat,Entela Vreko.

112 gra nga strukturat e LSI-së së Beratit janë larguar nga LSI sot për tju bashkuar Partisë Socialiste. Ka qenë kryetarja e Gruas së Rajonit nr.2 të LSI Berat, Entela Vreko ajo që ka folur në emër grave të larguara sot nga LSI.

Vreko ka deklaruar se ishte një vendim i vështirë por i pashmangshëm për të dhe të gjitha gratë e tjera,që kanë kontriubuar në LSI që nga krijimi i saj.

“Jam e keqëardhur që LSI është kthyer në një parti klanore dhe farefisnore. Pakënaqësitë tona kanë filluar që në vitin 2015 me eksperimentin që lidershipi i LSI-së ka bërë kryesisht me bashkinë e Beratit. Modeli që LSI solli në bashkinë e Beratit ishte një model qeverisje i dështuar që në nisje,si pasojë e vendosjes së një kryetari (kushëri) hajdut, imoral, tinëzar dhe shpitëzi. Ky ishte modeli i korrupsionit,nepotizmit,ryshfetit dhe pabesisë që vuajtën jo vetëm anëtarët e LSI-së por gjithë qytetarët e Beratit.

Tendera korruptivë dhe pa cilësi,punësime nepotike dhe me pagesë si dhe imoralitet pa fund. Sot LSI këtë model na e risjellë si qelibar kandidat për deputet. Si mund të jemi ne më pjesë e kësaj partie dhe të votojmë këto modele që na imponohen nga larte? Si mund t’ja bëjmë ne këtë qytetarëve të Beratit dhe fëmijeve tanë?Ne nuk ja lejojmë më vetes të përdoremi dhe ripërdoremi për interestat e ngushta familjare të askujt.Na ngelet vetëm një gjë për të bërë,të ikim për të mos turpëruar veten tonë”,ka thënë Entela Vreko.

Lidhur me këtë zhvillim, ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica, ironizoi se vazhdon pastrimi i LSI-së nga “llumi”.

“Ju e patë edhe sot që jemi në kuadrin e vazhdimit të pastrimit të LSI-së nga llumi,pastrim që do të vazhdojë edhe në ditët e javët në vazhdim”, ka thënë Rehovica.

Një koment e pati  edhe ish/ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

“Nuk dua të merrem me të kaluarën,dua të merrem me të tashmen dhe me të ardhmen e Shqipërisë. Vetëm sot është fillimi dhe janë 112 gra që përfaqësojnë strukturat e gruas së LSI në bashkinë e Beratit, të cilat në mënyrë vullnetare, të pastra jo “llumi” mbështesin Partinë Socialiste për mandatin e tretë për një Shqipëri Europiane”,ka thënë Naço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat