Meta: Tani do dal me qytetarët rrugë më rrugë. Nuk mund të mbahet më peng Shqipëria

Shqipëria

Meta: Tani do dal me qytetarët rrugë më rrugë. Nuk mund të mbahet më peng Shqipëria

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:14
Ilir Meta

A do e shohim Ilir Metën në shesh si më 2 mars? Presidenti deklaron se do të dalë rrugë më rrugë për të mbrojtur qytetarët por dhe për të bërë thirrje për të votuar në atë që e quan referendum për Shqipërinë.

“Nuk mund të mbahet më peng Shqipëria” u shpreh Presidenti Ilir Meta sot në konferencën për medien. Ai shtoi se presidenca do të hapë një faqe online ku shqiptarët do të mund të denoncojnë dhe parregullsitë apo presionin.

Pyetje: A do e shohim Ilir Metën në shesh si më 2 mars?

Ilir Meta: Ilir Meta nuk vuan të dalë nëpër sheshe. Tani mund të detyrohem të dal më shumë në rrugë e boulevard. Sepse vete tek kushëriri im në Maliq tek miku im dhe pas dy ditësh I vete policia natën kontroll banese.

Po përse? Tani do detyrohem të dal në shëtitje me të në Maliq se mund ti shkojë sërish policia. Vajtëm për aktivitetin në Durrës për arkeologun. U respektuan të gjitha kushtet. Iku presidenti u mor kryetari i shoqatës dhe u gjobit 50 mln lekë. S’kam ca bëj do të shpëtoj popullin nga gjobitjet deri më 25 prill. Tani do dal me qytetarët rrugë më rrugë. Do dal për ti bërë thirrje të gjithë të shkojnë të votojnë.

Pyetje: Mendoni se marrëveshja mes Bashës e Kryemadhit për të dalë të vetëm në zgjedhjet e 25 prillit maksimalizojnë votën për të mundur Ramën?

Ilir Meta: Të dalin si të dëshirojnë. Kjo nuk është çështje e presidentit. Për mua ka rëndësi që shqiptarët të dalin  në votim. I bëj thirrje të rinovojnë kartën  e identitetit. Do të hapet dhe një portal në presidencë për qytetarët që u bëhet presion për zgjedhjet.

Meta paralajmëroi dhe zyrtarët publikë

Ilir Meta: “Nuk ka vetëm sot, ka dhe nesër. Ka 25 prill, një ditë e madhe për Shqipërinë. Vota është kundër oligarkisë. Për të gjithë ata që firmosin me nxitim mos harroni se ka dhe 26 prill, se ndonjë që ka kartela mjekësore do të ketë rrethana lehtësuese por ata që nuk kartelë nuk kanë rrethana lehtësuese. Paralajmëroj të gjithë zyrtarët. Nesër nuk duhet të thotë askush nuk e dija, e më detyruan. Nuk mund të degradojë më demokracia jonë. Shqipëria  ka 1 mijë probleme, por të gjitha nisin e zgjidhen me referendumin e 25 prillit. Kush bën presion tek vota, të dhunon pronën private e të bën të gjitha të zezat.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat