Rama i drejtohet Borrell-it e Varhelyi-it: Nuk jetojmë në kufijtë e BE, por brenda saj

Shqipëria

Rama i drejtohet Borrell-it e Varhelyi-it: Nuk jetojmë në kufijtë e BE, por brenda saj

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:31
Edi Rama

Gjatë konferencës së përbashkët për media krah Josep Borrell-it dhe Olivér Várhelyi-t kryeministri Edi Rama e konsideroi një moment tronditës për njerëzit, lënien mënjanë të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit lidhur me vaksinat anti-Covid.

Kreu i qeverisë theksoi se “nuk jetojmë në kufijtë e BE-së, por brenda saj”, duke theksuar se Shqipëria e ka bërë punën e saj për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Faleminderit të gjithëve këtu që na ofruat një mikëpritje kaq të ngrohtë në një kohë kaq të çuditshme. Ne e vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë. Ne nuk jetojmë në kufijtë e BE-së ne jetojmë brenda BE-së. Duke pasur edhe ne të sëmurët tanë, njerëzit tanë, që e ndjenë që vaksinat nuk ishin diçka që meritonin bashkë me të tjerët, ishte diçka e keqe. Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion, 10 vende që kanë 70 për qind të prodhimit”, tha Rama.

“Shpresoj që kjo situatë do të zhbllokohet. Jam i lumtur të shpall këtu me ju që Covaxi po nis tju japë vendeve dozat e para dhe do jemi shumë të lumtur që të marrim dërgesën e parë të vaksinës Astrazeneca. Po punojmë për të rritur kapacitetet dhe po shohim përtej burimeve të dëshirueshme të vaksinave. Jam shumë i lumtur të dëgjoj drejtpërdrejt atë që kemi dëgjuar në rrethana të ndryshme, ndërkohë që theksohet nga ju që Shqipëria ka bërë gjithçka për çeljen e konferencës ndërqeveritare, ne e kemi bërë punën tonë. Ne jemi të vëmendshëm të dëgjojmë komisionin, sepse është mekanizmi më i lartë vlerësues për progresin e një vendi. Shpresoj që plani për investimin në Ballkan i prezantuar nga Komisioneri Varhelyi është një instrument mjaft i dobishëm për të forcuar ekonomitë tona, për ta bërë të ardhmen tonë më të mirë dhe më të sigurt. Ne nuk i bëjmë këto reforma sepse na i kërkoni ju. Për ne janë ato cka u detyrohemi fëmijëve tanë. BE është një bekim për njerëzit tanë. Mund të duket sikur është mallkim në rrethanat aktuale. Është një dhimbje që duhet merremi në emër të së ardhmes”, vijoi kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat