Ursula von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është Europa! Duhet të fillojnë negociatat

Shqipëria

Ursula von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është Europa! Duhet të fillojnë negociatat

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:07
Foto gjatë takimit

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka publikuar fotografi me kryeministrin Edi Rama dhe thekson se e ardhmja e Shqipërisë është Europa, ndaj duhet të fillojnë negociatat.

Me anë të një postimi në Twitter, Leyen thotë se është e lumtur për takimin me Ramën dhe mbështet Shqipërinë për rindërtimin dhe menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Ajo shprehet se shpreson që të vizitojë së shpejti Shqipërinë pasi janë diskutuar edhe negociatat për anëtarësim në BE.

“Jam e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe trajtimin e pandemisë. Shpresoj ta vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe duhet të fillojnë negociatat”, shkroi Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat