“Sot zyrtarizojmë formacionin për zgjedhjet e 25 prillit”/ Rama: PS ka rilindur nga vullneti i vetëndryshimit

Shqipëria

“Sot zyrtarizojmë formacionin për zgjedhjet e 25 prillit”/ Rama: PS ka rilindur nga vullneti i vetëndryshimit

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur nga selia e PS në lidhje me listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se fuqia dhe pika e fortë e socialistëve është vetëndryshimi.

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme rrëfeu si janë përzgjedhur emrat e kandidatëve për deputetë.

Rama: Sot do të prezantojmë formacionin e skuadrës sonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. Dua të ndaj disa fjalë për objektivat tona. Ndryshimi është pika e parë e manualit të drejtimit të PS që e kishte si pikë referimi Nano më parë dhe jam përpjekur të forcoj me bindjen se kjo fuqia e vetë ndryshimit është një nga fuqitë kryesore që e bëjnë PS një forcë të paplakshme. Kësaj fuqie i dedikohet që sot jemi në krye të konkurrencës politike dhe mbetemi alternative më e papëlqyeshme e shqiptarëve. Nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka sepse askush nga ne nuk di të vetë ndryshojë. Për të ardhur deri këtu, për seleksionimin e lojtarëve të 25 prillit, ndryshe nga herët e tjera kemi integruar një mekanizëm të ri të lojtarëve më të ri, platformën digjitale, që ka pasur një shprehje prekëse interesi nga shumë të rinj dhe të reja, mbi 1500 dhe prej të cilës ne kemi mundur të mësojmë shumë me kapacitet e mundshme në dispozicion. Ka pasur si bosht udhëheqësit të qarqeve.

Duke mbështetur edhe te anketimet e bëra të cilat i kemi bërë në mënyrë të për muajshe. Një pjesë e rëndësishme në këtë proces ka qenë mbledhja e gjykimeve mediatike ndaj nesh, edhe rrjetet sociale. Sigurisht që vetë dinamika e zhvillimeve është shumë e rëndësishme, por në fund, jo për nga rëndësia udhërrëfyes për ne kanë qenë objektivat dhe ne kemi përcaktuar objektivat për çdo qark.

Skuadra e re do të jetë mishërim i një përpjekje të sinqertë. Burimet e brendshme njerëzore me prurje të reja dhe rezonojnë mirë me nevojën e publikut, qoftë për të ashtuquajtur fytyrat e reja, por nuk jemi këtu që thjesht të fitojmë zgjedhjet edhe pastaj shohim bëjmë. Ne jemi forca që qeverisim dhe do të vazhdojmë. Ne nuk lejohet të bëjmë skuadra elektorale sa të marrim votat sepse kemi detyrimin të jemi konkret dhe të garantojmë rezultatet e duhura në vazhdimësinë e qeverisjes, në zgjedhje dhe në qeverisje. Me një program të mirë për tu dëgjuar gjatë fushatës por me një program të mirë për tu zbatuar. Skuadrat përbërëse të çdo qarku janë produkt u propozimeve të qarqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat