Basha takon qytetarët e viziton biznese në Njësinë 8 të kryeqytetit

Shqipëria

Basha takon qytetarët e viziton biznese në Njësinë 8 të kryeqytetit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:49
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur me entuziazëm në Njësinë Nr. 8 në kryeqytet. Ndërsa vizitoi disa biznese familjare, Basha u tha qytetarëve që të durojnë edhe dy javë pasi kanë duruar për 8 vite, dhe më pas “mund të bëhemi bashkë për ndryshimin.”

Ndërsa takonte qytetarët, një prej tyre i kërkoi kryedemokratit që të ruhen votat “pasi mund të na i vjedhin”, kurse ai iu përgjigj se askush nuk mund ta vjedhë të ardhmen.

Disa qytetarë të tjerë i thanë kreut demokrat se vijnë nga “krahu tjetër” ndërsa shtuan se i afrohen PD-së pasi janë të zhgënjyer.

Nuk kanë munguar edhe mbështetës që i kanë kërkuar Bashës, autograf në librin që kryedemokrati ka botuar së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat