Rama porosit qytetarët e Prrenjasit: Me 25 prill mos ta lejojmë fatin e këtij vendi të kthehet mish për top!

Shqipëria

Rama porosit qytetarët e Prrenjasit: Me 25 prill mos ta lejojmë fatin e këtij vendi të kthehet mish për top!

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:03
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve në Prrenjas, që të lënë mënjanë ndasitë politike dhe në 25 prill të votojnë për të mirën e tyre personale dhe atë të përbashkët.

Rama tha se Albana Hana, kandidatja që është caktuar në Prrenjas nën siglën e PS-së ka një histori të dhimbshme në familje dhe është pasuese besimplotë e amanetit të të atit, të ndjerit Xhevap Hana për ta çuar deri në fund luftën për drejtësi.

Rama: Kjo që po bëj unë nuk është polikë, por thirrja për t’i lënë me një anë ndasitë, tifozllëkun dhe përçarjen. Mendoni si ta bëjmë Shqipërinë që fëmijët të mos jenë krenarë për nënë, babën, bukuritë, por të jenë krenarë për kushtet e shtëpisë. Të mos e lejojmë fatin e këtij vendi dhe të fëmijëve tanë të kthehet sërish mish për top dhe në duart e tyre që dalin nëpër Shqipëri dhe thonë që para tetë viteve ndodhi një aksident.

Populli thotë të përsërisësh të njëjtën gjë duke pritur rezultate të tjera do të thotë të jesh budalla. 

Ju kemi sjellë këtu një vajzë që nuk ka nevojë për prezantim dhe mishëron gjithçka të virtytshme dhe që e bën këtë komunitet njerëzish dinjitozë.  Ajo nuk ka vetëm një histori të dhimbshme në familje, por është pasuese besimplotë e amanetit të të atit. Është një nga shembujt besimplotë të vullnetit tonë për ta çuar deri në fund lutën për drejtësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat