“Patriot kushtetues”, Martin Henze: Meta parandaloi që Shqipëria të kthehet në autokraci

Shqipëria

“Patriot kushtetues”, Martin Henze: Meta parandaloi që Shqipëria të kthehet në autokraci

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:54
Martin Henze

Këshilltari gjerman pranë CDU-së, Martin Henze, ka bërë me dije se ditën e sotme ka pasur një telefonatë me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në postimin e shkurtër në Twitter, Henze nënvizon se Presidenti Ilir Meta parandaloi që Shqipëria të kthehet në një autokraci totale.

“Sot pata një bisedë të gjatë me Presidentin e Republikës Shqiptare, i cili vitet e fundit, megjithë kundërshtimin e qeverisë Narko-Rama, parandaloi që Shqipëria të kthehet në një autokraci totale.

Një patriot i vërtetë kushtetues”,-shkruan në Twitter, këshilltari gjerman pranë CDU-së, Martin Henze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat