Meta ngre 11 pyetje: SPAK duhet të kishte nisur hetimin për të dhënat personale

Shqipëria

Meta ngre 11 pyetje: SPAK duhet të kishte nisur hetimin për të dhënat personale

Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:54
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference të jashtëzakonshme ka deklaruar se SPAK duhet të kishte nisur hetimin për të dhënat personale.

“U bënë 7 ditë që kam kërkuar nisjen e hetimit mbi keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve nga PS. Pyetjet që ngrinte politikania gjermane dje, lajm që u censurua, drejtuar kryeministrit për keqpërdorimin e të dhënave, kërkojnë përgjigje nga institucionet shtetërore. Këto pyetje kryeministrit në detyrë duhet t’ia bëjë SPAK sot, pas 26 prillit do ja bëjë patjetër, që në këtë rast duhet të kishte vepruar urgjentisht”, u shpreh kreu i shtetit.

Ndërkohë, kreu i shtetit shtroi edhe 11 pyetje për organet hetuese dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë çështje, të cilat janë:

1-Kur u krijua kjo bazë të dhënash, kur rruhet, kur u popullua me të dhëna në PS?

2- A janë këto të dhëna të njëjta me të dhënat e qytetarëve që ia kanë dorëzuar shtetit nëpërmjet e-Albania?

3-A kemi harxhuar ne si shteti miliona euro për tenderë, për bazën e të dhënave, dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacenuar?

4-Cilat janë tashmë garancitë që i ofrohen këtyre qytetarëve, në kushtet e administrimit të të dhënave? Garancitë që i ofrohen qytetarëve e sipërmarrësve, në kushtet e rrjedhjes masive të të dhënave?

5-Unë personalisht, Ilir Meta, president, nuk kam deklaruar ndonjëherë apo dorëzuar askund, për administrimin e të dhënave të mia persona, për qëllim të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe përllogaritjes në PS. Kur e keni kryer për Presidentin, çfarë u keni bërë qytetarëve me të dhënat?

6-Ndaj dua të të pyes, ty Rama, si kryeministër me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat, nga ID, atësia, mëmësia, datëlindja, vetëlindja, kodi i banesës, nr. telefoni, vetëpunësim. Me çfarë guximi keni vendosur epitete, qëllime, synime, mbi 910 mijë qytetarëve të Tiranës?

7-Me ç’të drejtë i ke vendosur nga një spiun, për t’iu futur në jetën personale, për t’i zbuluar çfarë dëshirash e hallesh, deri tek jeta intime, për t’i shantazhuar ata. Për t’i dhunuar ata. Që ose mos shkojnë të votojnë nëse janë përkrahës të PD apo LSI, sepse përndryshe do kenë hata të madhe. Ose të japin garanci se do votojnë për Rilindjen.

8-Si ti Edi Rama i diskriminon nga përkatësia etnike, raca, fetare, apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose përkatësia prindërore. Duke vendosur epitete e të dhëna skandaloze.

9-Kush do mbajë përgjegjësi nëse përdoren nga mafia kombëtare e ndërkombëtare?

10-A e mendon ti se me këtë që ke bërë i ke hapur derën krimit kibernetik dhe vjedhjes së identiteteve?

11-A mendon se duke nxjerrë të dhënat e njerëzve të drejtësisë, janë të ngarkuar me ruajtjen e sigurisë, i ke nxjerrë lakuriq, si në plazhet e botës, përballë krimit të organizuar, vendas e ndërkombëtar, dhe vendeve joarmiqësore sidomos tani në prag të zgjedhjeve?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat