Basha: Shqiptarët nuk duan që vendi të shkojë drejt një diktature me pasoja shkatërrimtare

Shqipëria

Basha: Shqiptarët nuk duan që vendi të shkojë drejt një diktature me pasoja shkatërrimtare

Më: 19 prill 2021 Në ora: 23:41
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh sot se shqiptarët nuk duan që vendi të shkojë drejt një diktature me pasoja shkatërrimtare për vendin.

“Unë të garantoj që fjalën e dhënë dhe besimin që kam që Shqipërisë deri sa të futet në Bashkimin Europian i lypset një kufizim i pushtetit do ta mbajë dhe do ta mbajë në 3 drejtime kryesore duke forcuar opozitën e ardhshme si institucion po duke i dhënë më shumë fuqi opozitës së ardhshme sepse opozita në fakt zoti Rakipi ka për detyrë të kontrollojë qeverisjen duke siguruar që reforma në drejtësi të jetë një sukses dhe të ju japi shqiptarëve një nga tre kolonat e pushtetit politik dhe duke kufizuar mandatin e kreut ekzekutivit në 2 mandate, jo më shumë se 2 mandate të paktën deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, sepse unë mendoj në fakt besoj edhe përtej kësaj port ë paktën deri sa të jetë anëtare e BE-së në qoftë se nuk i realizon dot për 8 vite.”- u shpreh Basha, ndërsa shtoi se pa larguar Edi Ramën, oligarkia do të kthehet në formën e vetme të të bërit biznes. Me largimin e Edi Ramës oligarkia do të marrë fund.

Ylli Rakipi: Me të gjithë procesin që ju bëtë me të gjitha duket sikur Edi Rama ka ndryshuar dhe ju jeni normal tani. Po nesër që mund të vidhen votat çfarë do thuash?

Lulzim Basha: E para e punës Partia Demokratike, i gjithë koalicioni ka marrë të gjitha masat që na takojnë për të garantuar votën e shqiptarëve. Gjithçka qe kemi ne në dorë por garancia më e madhe që një njeri me një grusht njerëzish mos të marrin peng të ardhmen e vendit, mos të vjedhin edhe 4 vite të tjera të ardhmen e fëmijëve, të nënave dhe baballarëve tanë është të dalin masivisht në kutitë e votimit dhe të votojnë për ndryshimin, për ndryshimin për të cilin janë të etur sot të gjithë duke përfshirë dhe shumicën dërmuese të kundërshtarit tonë politik që kupton se ka ardhur momenti për të bërë ndryshimin. Këto janë garancitë që me 25 prill nuk ka forcë ta ndalë ndryshimin. Vjedhja e votova është dokumentuar nga OSBE-OHDIR. Është bërë kusht ndjekja penale e tyre. Është bërë kusht për të hapur negociatat.

Është kjo një nga arsyet kryesore pse jemi këtu ku jemi, këtë nuk ka shqiptarë që se ka kuptuar. Nuk do të shkojnë njerëzit për të votuar me sy mbyllur. Do të shkojnë pikërisht sepse është e vetmja mënyrë për të shpëtuar vetën, familjet, shoqërinë, vendin është të sjellim ndryshimin. Unë ju thash ne si opozitë kemi marrë të gjitha masat e mundshme që mund të marrim. Por garancia për largimit të njeriut që për 8 vite dështoi në gjithçka dhe tani vjen troket e do dhe 4 vite të tjera, është vetëm pjesëmarrja masive me votë përgjegjësia është e çdo qytetari dhe unë e di, e ndjej, e prek, e dëgjoj kudo. Po ta përsëris edhe një herë edhe nga socialistët se me 25 prill do të dalin masivisht për të votuar ndryshimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat