Digjet makina në Korçë

Shqipëria

Digjet makina në Korçë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Digjet një automjet në bulevardin kryesor të qytetit të Korçës. Ngjarja sipas policisë lokale ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në Bulevardin “Republika” të këtij qyteti.

Të njëjtat burime thanë se ngjarja mendohet të ketë qenë aksidentale për shkak të një defekti në sistemin e ndezjes së mjetit në pronësi të një 26-vjeçari, banues në këtë qytet.

Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit si dhe persona të tjerë ata të cilët janë munduar të shuanin flakët e zjarrit, por ka qenë e pamundur edhe në kushtet kur shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Kjo edhe për atë sepse flakët kanë përfshirë me shpejtësi mjetin tip “Benz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat