Mbyllet pas 12 orësh seanca për Teatrin Kombëtar në Kushtetuese

Shqipëria

Mbyllet pas 12 orësh seanca për Teatrin Kombëtar në Kushtetuese

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 22:37
Gjykata Kushtetuese

Ka zgjatur gati 12 orë seanca në Gjykatën Kushtetuese ku janë paraqitur pretendimet e institucioneve të përfshira në çështjen e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Seanca u mbyll rreth orës 22:00 dhe vendim pritet të merret gjatë ditës së enjte.

Gjatë seancës Bledar Dervishaj, Këshilltari për Çështjet Ligjore i Presidentit, bëri një parashtrim të shkeljeve të pretenduara të Kushtetutës nga ana e qeverisë.

Presidenca kërkon pezullimin e punës për ndërtimin që do të kryhet aty ku u shemb godina.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit të kaluar, veprim i cili u shoqëruar dhe me konfrontim mes qytetarëve që kundërshtonin një akt të tillë dhe forcave të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat