Kadilli: Analiza e PD-së duhet të jetë profesionale

Shqipëria

Kadilli: Analiza e PD-së duhet të jetë profesionale

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 23:11
Fatbardh Kadill

Kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli ka komentuar sot vendimin e marrë në Kryesinë e selisë blu e cila iu ka lënë detyrë degëve të partisë që të bëjnë një analizë të detajuar mbi problematikat zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ Kadilli tha se nevojitet një analizë profesionale për të evidentuar këto problematika, ndërsa shtoi se nuk mund të mbajnë përgjegjësi anëtarët e thjeshtë të PD-së, pasi sipas tij këtë gjë nuk e bëri kreu i partisë.

“Logjike është që një pari të bëjë analizën. Nuk jam dakord që të bëjë analiza, pasi janë reminishente. Shoqëria shqiptare e mendon analizën si instrument konsultimi, si ato gjyqet partizane. Analiza është profesionale, se pse shoqëria shqiptare nuk na mbështet apo mbështet, pse e shet votën?! Na duhet analizë profesionale. Pse nuk erdhi kjo pakënaqësi në mbështetje për ne?! Por kjo përgjigje nuk vjen nga analiza e grupseksioneve. Partia i ka ekspertët e vetë për të analizuar zgjedhjet. Ne i drejtohemi shoqërisë shqiptare që të na votojë, por ne duhet të jemi të qartë. Nga sondazhet që janë bërë, vetëm njëri prej tyre merrej dhe me ndarjen moshore, dhe ndarjen e nivelit arsimor. Në ndarje shihej se rinia kishte prirje anti-stabilshment, por ka prirje dhe që të mos votojë. Ne nuk marrim nga këto takimet tona, analizat se pse shoqëria e shiti votën. Kush e shet votën, periferiku?! I varfëri, gratë apo burrat?! Nëse njerëzit na shkëmbyen me shpresën me para, kjo është e rëndë. Është analizë e brendshme që nuk ka shumë rëndësi. Kur nuk e mbajti përgjegjësinë drejtuesi, nuk mund ta mbajë anëtari i thjeshtë.”, tha Kadilli.

Nurellari: Mendoj se disa prej kërkesave që i bënë partisë nuk janë tipike që i bëhen partisë. Partitë nuk janë organe, s’kanë detyra përgjimi dhe survejance. Ato kanë të tjera tipare dhe funksione në botën demokratike. Parimi ‘një anëtar, një votë’ duhet parë mirë. Pa votat e votuesve, partia nuk vjen në pushtet. Duhet të futet në idenë e përfshirjes së sa më shumë anëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat