U arrestua për korrupsion, GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorit të Kukësit për ndryshim të masës së sigurisë

Shqipëria

U arrestua për korrupsion, GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorit të Kukësit për ndryshim të masës së sigurisë

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë për drejtorin e komanduar të Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi.

Prokurori Kariqi u arrestua pak javë më parë në Kavajë, pasi akuzohej për korrupsion.

daj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ishte vetë prokurori që kërkoi ndryshim mase për arsye shëndetësore.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij, duke e lënë në burg. Prokurori i Kukësit akuzohej për marrje ryshfeti për lehtësim mase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat