Dëshmia e babait të 13-vjeçares që u mbyt: Ishin të tre fëmijët, por…

Shqipëria

Dëshmia e babait të 13-vjeçares që u mbyt: Ishin të tre fëmijët, por…

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Babai i 13-vjeçares, e cila u mbyt në lumin Buna në Shkodër ka treguar se vajza e tij, bashkë me dy fëmijët e tjerë kishin shkuar për t’u larë.

Ai nuk di ta sqaroj saktësisht atë se çfarë ka ndodhur, por thotë se e mitura nuk dinte not.

Sipas tij, fëmijët nuk shkonin shpesh në atë zonë, ndërsa shprehet se së bashku me ta ishte edhe një person tjetër.

“Kanë ardhur për tu larë. Nuk ka ditur notin, tamam saktësisht nuk di të them. E ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjalë. Ishin tre fëmijet, dy vajzat dhe djali. Nuk kam çfarë të them. Nuk kanë ardhur shpesh për tu larë në këtë zonë. Kanë qenë të tre dhe një person tjetër, por saktësisht nuk mund ta them”, ka treguar babai i 13-vjeçares.

Ndërkohë polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të saj. Ata po vijojnë kërkimet rreth zonës ku ndodhi ngjarja si dhe gjatë rrjedhës së këtij lumi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit.

Sipas korrespondentit të “Panorama.al”, e mitura me inicialet Z.L, ishte duke u larë në lumë me familjarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat