Dhunohet barbarisht një grua, 30 vjeçarja i dorëzon videon policisë

Shqipëria

Dhunohet barbarisht një grua, 30 vjeçarja i dorëzon videon policisë

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Një 30-vjeçare është goditur me sende të forta në Korçë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Tudas dhe ditën e djeshme ka qenë vetë e plagosura që ka bërë denoncimin në komisariatin e Korçës.

Ajo pretendon se e ka dhunuar fqinji i saj 60-vjeçar me inicialet F.K, teksa ka dorëzuar edhe një video në komisariat si dhe ka dhënë dëshminë.

Prokuroria e Korçës është vendosur në lëvizje për të hetuar rastin ndërkohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat