Ja ku do të godasë nesër moti i keq? Vjeshta vjen me stuhi dhe rrebesh

Shqipëria

Ja ku do të godasë nesër moti i keq? Vjeshta vjen me stuhi dhe rrebesh

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Lamtumirë verë. Temperaturat e larta dhe ditët e nxehta me diell përvëlues nga nesër dhe në vazhdim do ia lënë vendin motit me reshje shiu, herë pas here të dendura dhe të shoqëruara me breshër.

Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb tha se vranësirat do të shtohen gjatë ditës së shtunë dhe të diel ku në disa zona do të ketë edhe reshje shiu si dhe rënie të temperaturave.

Ndërkohë që mediat greke kanë publikuar hartën e zonave ku do të godasë rrebeshi i shiut si pasojë e përkeqësimit të motit. Pjesa më e goditur nga moti i keq në Shqipëri pritet që të jetë juglindja.

Image

Moti i keq i fundjavës do të vazhdojë me uljen e temperaturave, erë dhe mot të kthjellët edhe gjatë javës që vjen duke u futur dalëngadalë në stinën e vjeshtës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat