Policia në aksion, arrestohen 13 shoferë, kapen garuesit me shpejtësi në qendrat e banimit

Shqipëria

Policia në aksion, arrestohen 13 shoferë, kapen garuesit me shpejtësi në qendrat e banimit

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka shtruar kontrollet për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në pranga janë vënë 13 persona të cilët janë konstatuar të dehur në timon ose pa leje drejtimi.

Sanksioneve nuk u kanë shpëtuar edhe shoferët që bëjnë gara shpejtësie ose ecin në mënyrë të pakontrolluar në qendrat e banuara, ndërsa janë vënë nën jetim 14 drejtues automjetesh me xhama të errësuar dhe targa të modifikuara.

Njoftimi i policisë

Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal  të Policisë  Rrugore Tiranë, kanë angazhuar shërbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar njollat e zeza me fokus konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore me pasoja për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, pergjate dy ditëve të fundit janë konstatuar dhe :

Arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.

Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi.

Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Konstatuar dhe proceduar administrativsht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtesie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Proceduar 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë  të erresuar dhe targa të modifikuara.

Pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të tjera pa sanksion plotesues për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos perdorim të kaskës mbrojtëse.

Proceduar 125 drejtues mjetesh për perdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat