Deklarata e papritur nga Çupi, flet për planin që ka “pikasur” SHBA për Berishën

Shqipëria

Deklarata e papritur nga Çupi, flet për planin që ka “pikasur” SHBA për Berishën

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 21:32
Frrok Çupi

Përjashtimi i Flamur Nokës nga Komisioni i Sigurisë ka ndezur debatet në Partinë Demokratike.

Arsyeja e këtij vendimi, sipas PD-së është se Noka e ka shndërruar mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar në laborator të prodhimit të gënjeshtrave dhe me këtë po baltos kryetarin dhe vetë Partinë Demokratike, duke sajuar gjëra të pathëna.

Po për Frrok Çupin kjo nuk është e vërtetë. Sipas tij ka ndërhyrë SHBA në këtë shkarkim.

"Pse u zgjodh ky post që ishte perfierik dhe nuk u shkarkuar nga kryesia apo nga grupi parlamentar, po u largua nga Sigurua, do të thotë se Amerika ka prekur se ka një grupim të caktuar dhe Berisha i ka nënsundim, dhe ka personazhe që cënojnë sigurinë e vendit dhe rajonit, e gjitha po zhvillohet në një fushë shumë të minuar, shumë delikate“, tha Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat