Do të jepni dorëheqje? Basha: 95% e demokratëve duan që të udhëheq unë!

Shqipëria

Do të jepni dorëheqje? Basha: 95% e demokratëve duan që të udhëheq unë!

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:25
Lulzim Basha

Në një konferencë për gazetarët, kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur nëse duhet të japë dorëheqjen nga posti për të mos çuar opozitën në përçarje.

Basha tha se bazuar në sondazhet që ka bërë, 95% e demokratëve duan që të udhëheqë betejën dhe mbështesin axhendën e tij për të pastruar politikën.

Pyetje: Zoti Basha, sipas një sondazhi rreth 85% e anëtarësisë së PD janë kundër drejtimit të PD nga ana juaj. A mendoni se në këto kushte duhet të jepni dorëheqje nga posti për të mos e çuar PD në përçarje?

Lulzim BashaSipas sondazheve të mia, 95% e demokratëve kërkojnë që të udhëheq unë betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat