“I vetmi kryeministër që ka ardhur 10 herë në Bubq”/ Rama inspekton punimet: Më 26 nëntor, dita e kthimit në shtëpi

Shqipëria

“I vetmi kryeministër që ka ardhur 10 herë në Bubq”/ Rama inspekton punimet: Më 26 nëntor, dita e kthimit në shtëpi

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:57
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Bubq në një prej shkollave që u dëmtua nga tërmeti i fuqishëm i nëntorit të vitit 2019. Shkolla është vënë në funksion 100% ndërsa për banesat thotë se janë në fazën e fundit.

Rama thotë se 26 nëntori i këtij viti do të jetë dita e kthimit në shtëpi të afro 200 familjeve, në një qendër urbane të ngritur nga e para, me kushte optimale për banorët dhe komunitetin.

Teksa po shihte nga brenda punimet në shkollë, drejtori i shkollës i tha: “Kemi vite që e prisnim. Ju faleminderit qeverise dhe juve se jeni i vetmi kryeministër që ka ardhur 10 herë në Bubq.”

Ndërsa Rama, i cili po shihte palestrën ku fëmijët luajnë basketboll, sugjeroi: “Nga eksperienca e palestrave thyhen xhamat, duhen vendosur disa rrjeta hekuri.”

Kryeministri hyri edhe në një klasë për të parë se si po shkonte procesi mësimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat