Deputetët e Beratit mungojnë, Sali Berisha ka një mesazh të fortë për ta

Shqipëria

Deputetët e Beratit mungojnë, Sali Berisha ka një mesazh të fortë për ta

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:20
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha është duke zhvilluar “Foltoren” me mbështetësit e tij në Berat, por ajo që bie në sy është mungesa e deputetëve të këtij qarku.

Berisha: Atyre që nuk janë sot këtu dhe e quajne veten mbështetës të Bashës, të gjithë jemi mbështetës të PD. Një njeri që ccon partinë nga humbja ne humbje, ai duhet të hapë rrugën. I drejtohem të gjithë demokratëve pa përjashtim, njeriu në kriza njihet. Ccfarëbëri ky njeri pasi humbi zgjedhjet, sikur të ishte shkolluar në shtetin e Kim Jong Un, pasi mori një vendim ndaj meje, në kundërshtim me statut, vjen vendimi tjetër përjashton pa pyetur njeri mbi tokë, kryetarin e komisionit të sigurisë Flamur Nokën dhe kulmon para 3 ditësh me qëndrimin ndaj zotin Luan Bacci, kryetar i PD-së Fier.

Ne jemi PD dhe i zgjedhim vetë kryetarët, nuk i zgjedh Tirana. Si të thotë mendja ty, se mund të heqësh kryetarin e Fierit de të emërosh kryetarin e Mallakstër që është një demokrat i mirë por s’mund të behet kjo. Kryetari ka respektuar thjesht vukllnetin e atyre që kanë firmosur thirrjen e kuvendit. Ti hakmerresh.

Akti më i turpshëm në 30 vite është amaendamenti që dërgon Edi Rama nepermjet tij në parlament që SPAK të bëjë Vetingun e deputetevë. Është i domosdoshëm , e kam mbështetur, por jo mbi rregulla për t’u përdorur për të marrë peng deputetët. Duhen rregulla transparente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat