Sali Berisha: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë dhe kryetar i PD!

Shqipëria

Sali Berisha: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë dhe kryetar i PD!

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 19:08
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimit në Berat se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa nuk përjashtoi rikandidimin për kryetar të PD.

E gjithë kjo përpjekje është që ju të zgjidhni kryetarin.

Sali Berisha në mënyrë të padiskutueshme është i hapur siç kam deklaruar në datën 20 maj për çdo detyrë në harkun Kushtetues, përfshirë edhe kryetar i PD. I përket anëtarësisë të zgjedhë kryetarin e saj.

"Javën që vjen do të shpall datën e mbledhjes së Kuvendit dhe do të mblidhemi të sigurt në të drejtën tonë”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat