Deputeti i PS-së tregon se çfarë po ndodh brenda PD

Shqipëria

Deputeti i PS-së tregon se çfarë po ndodh brenda PD

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 14:19
Partia Demokratike

Deputeti i PS për qarkun e Gjirokastrës, Laert Duraj ka komentuar situatën brenda PD.

Ai tha se kjo ishte një fazë “evolucioni” duke e konsideruar dhe përmbledhur edhe me fjalën “At-vrasje” duke ju referuar veprimit që Basha ndërmori duke përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar.

“Mendoj që opozita është pasuri e Shqipërisë, një parti si ajo do I nënshtrohet procesit të evolucionit, më shumë sesa një lloj drejtimi i kontrolluar. Në thonjëza apo me humor, duhet të ndodhë edhe atje një “Atvrasje”. A ka ndodhur apo është në tentativë? Këtë nuk mund ta përcaktojmë. Të presim dhe të shohim. Por besoj se në tërësi partia Demokratike si një e mirë e shoqërisë tonë të dijë ta menaxhojë këtë situatë.

Zgjedhjet e 30 qershorit u quajtën të ligjshme nga gjykata Kushtetuese

Më besoni se unë kam shumë vite si anëtar dhe e di qasjen që kemi ne. Nuk fiken ndonjëherë motorët e zgjedhjeve. Pasi kalojnë dy javët e para pas zgjedhjeve ne menjëherë jemi në fushatë. Hera e tretë që morëm mandatin por mund të kishim menaxhuar më mirë në disa zona zgjedhore. Ju siguroj që cdo ditë që kalon na bën më të ndërgjegjshëm për atë që do vijë”, tha ai për Fax News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat